Procesi i legalizimit në Korçë drejt përmbylljes

Shqipëria

Procesi i legalizimit në Korçë drejt përmbylljes

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 07:57
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame

Korça është qarku me më pak problematika lidhur me ndërtimet informale dhe pushtimin e tokës.

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i legalizimit në qarkun e Korçës është drejt përmbylljes.

”Po marr si shembull, territorin e bashkisë Maliq, që është në fazën e përmbylljes së procesit të legalizimeve. Në këtë mënyrë do vazhdojmë edhe me njësitë e tjera administrative”.

Nga ambientet e rinovuara të Kadastrës së Korçës, Lame nënvizoi se sfida më e madhe është procesi i paisjes me një certifikatë pronësie.

”Në Korçë nuk është problem zënia e paligjshme e tokës, por me certifikimin e tokës. Me pajisjen masive të fshatit me cerifikatat e pronësisë së tokës të shpërndarë me ligjin 7501 të vitit 1991. Pjesa më e madhe AMMPP janë ende të pacertifikuara. Kjo përbën sfidën më të madhe, pas legalizimit, është certifikimi i tokës.”

Lame ka prezantuar edhe drejtoreshën e re e Kadastrës së Korcës, Besa Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat