'Hidhe armën e dil!' - Merr fund pengmarrja në Fier, dorëzohet dhëndri që kërcënonte familjen e nuses

Shqipëria

'Hidhe armën e dil!' - Merr fund pengmarrja në Fier, dorëzohet dhëndri që kërcënonte familjen e nuses

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 08:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pengmarrja e një familjeje në Zhupan të Fierit ka marrë fund në orët e para të mëngjesit të së dielës, fatmirësisht pa persona të lënduar. Autori Elton Meta, 31 vjeç, është kapur nga forcat RENEA, pas disa orëve kërcënime se do të vriste veten, I mbyllur brenda shtëpisë së vjehrrit të tij.

Meta kishte pasur konflikte me bashkëshorten dhe ndaj ishte future në shtëpinë e prindërve të saj dhe ishte mbyllur brenda me të gjithë familjen e gruas duke i frikësuar me armë se do t’i vriste ata dhe veten.

Policia arriti të evakuojë familjen e vjehrrit të Metës dhe pas disa orëve negociata me 31-vjeçarin arriti që që afër mëngjesit,  rreth orës 4:00, ta bindte  të dorëzohej.

Policia tha se “falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të RENEA-s, dorëzohet shtetasi E. M. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore”, njofton Policia.

Shkaqet që çuan Metën në këtë akt të rrezikshëm nuk bëhen të ditura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat