Kërcënoi të vrasë veten me kallash, rrëfehet nëna e 31-vjeçarit

Shqipëria

Kërcënoi të vrasë veten me kallash, rrëfehet nëna e 31-vjeçarit

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

“Elton Meta ka ndërmarrë atë veprim për shkak se nusja e tij së bashku me vajzën është larguar nga shtëpia”. Kështu ka thënë nëna e 31-vjeçarit, i cili kërcënoi se do të vriste veten në Fier.  

“Nusja i kishte ikur nga shtëpia me vajzën. Për shkak të nuses e merakut të vajzës, djali u bë keq”, është shprehur nëna e 31-vjeçarit për “Abc News”.

Ndërkohë kujtojmë se Meta kërcënoi me vetëvrasje me kallashnikov pas një debati me prindërit e gruas dhe bashkëshortes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në Fier, ku 31-vjeçari u gjendur në kushte të rënduara psikologjike, ka marrë armën tip “kallashnikov” duke kërcënuar me vetëvrasje, brenda banesës 3-katëshe.

31-vjeçari pas 5 orësh përpjekje nga RENEA, u vetëdorëzua mëngjesin e sotëm. Meta është prind i një vajze 3-vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat