Balla i përgjigjet paralajmërimit të fortë të Metës

Shqipëria

Balla i përgjigjet paralajmërimit të fortë të Metës

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:29
Balla, Meta

Deklaratave të vazhdueshme të Presidentit Ilir Meta dhe mesazhit të disa minutave më parë “Mos kini frikë nga hapja e listave”, i është përgjigjur nga Asambleja e Partisë Socialiste të Belshit Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

“Hapja e listave tashmë është një fakt dhe nuk ka më kohë për të humbur, për të votuar Kodin Zgjedhor. Humbësit përsëritës duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive, duke u fshehur pas akuzave dhe bllofeve. Ne jemi gati ta diskutojme propozimin në mënyrë gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe brenda pak javësh duhet të kemi miratuar reflektimin në Kod të ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshimet e propozuara janë të bazuara në modelet e Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë etj.

Lista e kandidatëve të subjektit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Çdo kandidat në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Propozimi ynë ruan plotësisht edhe pragun e përfaqësimit gjinor. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale”, u shpreh Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat