39-vjeçarja ndërron jetë në klinikën private, procedohen 2 mjekë

Shqipëria

39-vjeçarja ndërron jetë në klinikën private, procedohen 2 mjekë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:03
Korçë

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy mjekëve me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm pas vdekjes së një 39-vjeçareje në këtë qytet.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

“Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore”, sqaron policia.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Neglizhenca në trajtimin mjekësor".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat