Përplasje e fortë e ambulancës, plagoset rëndë infermierja

Shqipëria

Përplasje e fortë e ambulancës, plagoset rëndë infermierja

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një ambulancë ka pësuar aksident në Sarandë dhe për pasojë një infermiere është plagosur rëndë.

Infermierja 57-vjeçe me iniciale A.R është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ambulanca ishte nisur për të marrë një të sëmurë në orën 4:00  kur u përplas me një makinë BMW X5 me targa angleze në lagjen nr.3.

Pas përplasjes, makina e BMW ka përfunduar brenda lokalit të shtetasit E.R.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat