Mirupafshim verë, reshje shiu dhe vranësira na presin

Shqipëria

Mirupafshim verë, reshje shiu dhe vranësira na presin

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:44
Ilustrim

Meteorologu Akil Osmani nga Metoalb ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Ai ka folur për motin në vendin tonë dhe temperaturat gjatë kësaj jave.

Kjo javë do të na shoqërojë me reshej shiu dhe vranësira të cilat do të jenë prezente gjatë pasditeve.

“Ditën e sotme vlerat kanë pësuar një rënie të lehtë duke bërë që moti të jetë më i freskët, gjithashtu vlerat maksimale ditën e sotme priten të luhaten në vlerat 33 gradë celsius.”

“Janë vlera 4 deri në 5 gradë më të larta se vlerat normale. Pritet që nga dita e nesërme dhe deri ditën e premte vlerat maksimale të luhaten 28-29 gradë celsius. Do të kemi një afrim të temperaturave tipike përsa i përket muajit shtator. Fundjava sërisht pritet që temperaturatnë zonat e ulëta  të arrijnë vlerat maksimale deri në 26 ose 27 gradë celsius.”

“Gjatë kësaj jave pritet që të kemi prezencë të vranësirave dhe të rreshjeve të shiut. Orët e para të ditës do të jenë me mot të kthjellët ndërsa gjatë mesditdës të kësaj jave pritet të kemi prezencë të vranësirave zhvillim të tyre dhe reshje shiu. Gjatë ditës së sotme këto vranësira dhe reshje shiu do të jenë më shuëm të fokusuara në zonat jugore dhe lindore të  territorit shqiptar “

“Mëngjesit do të jetë mot i kthjellët do të kemi më shumë diell, por gjatë mesditave do të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin rreshje. Më të dukshme do të jenë në zonat malore  por edhe ultësira perëndimore nuk përjashtohet nga mundësia e reshjeve të pakëta shiu.“

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat