Infektohet gjimazistja në Gjirokastër, testohet e gjithë klasa

Shqipëria

Infektohet gjimazistja në Gjirokastër, testohet e gjithë klasa

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Me fillimin e itit të ri shkollor, po shtohet dhe numri i mësuesve apo nxënësve të infektuar me koronavrus.

Ditën e sotme mësohet se një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është konstatuar pozitive. Nxënësja ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën për të verifikuar nëse ka nxënës të tjerë të prekur nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat