E rëndë në Greqi! Shqiptari humb jetën në aksident tragjik

Shqipëria

E rëndë në Greqi! Shqiptari humb jetën në aksident tragjik

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:19
Ilustrim

Një emigrant shqiptar, në moshë fare të re, ka humbur jetën në një aksident tragjik pasditen e së dielës.

Viktima, një shqiptar i moshës 27-vjeçare, ishte duke udhëtuar me makinë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u aksidentuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale Paleochori- Agios Nikolaos.

Pavarësisht dërgimit në spital, i riu shqiptar u deklarua i vdekur.

Lajmi raportohet në mediat greke, ndërkohë që emri i të ndjerit nuk bëhet me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat