Rama prish “planet” e Metës/ Ministrja Kushi ndihmon me mjete shkollore Denisën, e cila përloti ditë më parë Presidentin

Shqipëria

Rama prish “planet” e Metës/ Ministrja Kushi ndihmon me mjete shkollore Denisën, e cila përloti ditë më parë Presidentin

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:30
Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka paraprirë Presidentit Ilir Meta, i cili i premtoi vogëlushes Denisa, e cila qante se nuk shkonte dot në shkollë, pasi nuk kishte mundësi financiare.

Me anë të një video emocionuese, Rama u ka uruar të gjithë ndjekësve të tij një mëngjes të mbarë.

Në pamje, shihet Evis kushi, ministrja e re e Arsimit, e cila ka shkuar në shtëpinë e Denisës, për t’i dhuruar dy tabletë, cantë dhe mjete shkollore, në mënyrë që e vogla të vijojë mësimet si shoqet e saj.

“MIRËMËNGJES dhe me Denisën e vogël që sot shkon në shkollë normalisht, së bashku me 480 mijë nxënës të tjerë, ju uroj një javë të bukur,”- shkruan Rama krah videos ku Kushi i shpjëgon vajzës që nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të blerë mjetet shkollore, se çfarë është tableta.

“Ti e di se çfarë është tableta apo jo? Kanë shoqet e tua? Tani ne do të japim edhe kartën SIM, ku ka dhe internet dhe ti sat ë futesh, do të mund të ndjekësh dhe mësimet, kur nuk shkon në shkollë,”- dëgjohet të thotë ministrja.

Pak ditë më parë, Meta publikoi një video prekëse ku Denisa e vogël, shihej teksa qan pasi nuk kishte mundësi të vazhdonte shkollën.

Krah videos, Meta shkruan i kërkonte falje Denisës së vogël dhe i premtonte se do të bënte të mundur që të realizohej dëshira për të vazhduar mësimet, por ky plan iu prish.

Kryeministri Rama i parapriu duke dërguar ministren Kushi me çanta, mjete shkollore dhe tableta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat