Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë e PS

Shqipëria

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë e PS

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:34
Edi Rama

Partia Socialiste nuk ka ndërmend që ta ulë ritmin. Burime brenda socialstëve bëjnë me dije se nesër do të mblidhet grupi parlamentar se bashku me drejtuesit politikë të qarqeve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë mënyra e organizimit të Asamblesë, e cila do të ndahet në tre pjesë, por nuk do të lihet pas dore edhe raportimi lidhur me objektivat që janë arritur para çeljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me takimin që pritet të zhvillohet nesër. Socialistët nuk ka publikuar as orën dhe as vendit ku do të mblidhen për të diskutuar.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Asambleja e Partisë Socialiste do të organizohet në tre rajone në javën e parë të tetorit. Shkodra, Fieri dhe Tirana do të lidhen online për të mësuar gjithë ç’do të diskutohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat