Detergjenti i rrezikshëm në treg/ Bashkimi Evropian: Ace përmban lëndë të rrezikshme

Shqipëria

Detergjenti i rrezikshëm në treg/ Bashkimi Evropian: Ace përmban lëndë të rrezikshme

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Nuk ka shtëpi, që nuk e përdor Ace-n. Veçanërisht gjatë muajve te pandemisë, klori u bë një element i rëndësishëm i pastrimit dhe dezinfektimit.

Por një agjenci e Bashkimit Evropian ka vendosur së fundmi, tërheqjen nga dyqanet dhe supermarketet, të një formati të Ace-s.

“Janë shishe 1 dhe 2 litroshe, pa shenja paralajmëruese, përkthimin në shqip, elementët e sigurisë. Janë prodhim turk dhe alarmin e ka dhënë agjencia gjermane për sigurinë e konsumatorit, pjesë e Agjencisë Evropiane”, shprehet Ersida Teliti, Konsumatori Shqiptar.

Klienti ka të drejtë, që në rast të një dëntimi, të hedhë në gjyq kompaninë prodhuese dhe institucionet e shtetit. Këto të fundit kanë filluar tërheqjen e produktit nga tregu.

“E përdor prej një jetë Ace-n, për rrobat, tualetin, shtëpinë, lodrat. E shikoj etiketën me kujdes. Nuk blej pa kontrolluar më parë. Unë e kam kthyer njeherë Ace-n. Nuk ishte cilësore”, shprehen qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat