Balla: Për listat e hapura u bazuam në shembujt e huaj

Shqipëria

Balla: Për listat e hapura u bazuam në shembujt e huaj

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:31
Taulant Balla

Këtë puntatë në Open në Top Channel po diskutohet për hapjen e listave, të cilat kanë krijuar sërish një debat të fortë mes opozitës dhe mazhoracës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, është i ftuar për të dhënë shpjegime për qëndrimet e PS. Balla do të jetë përballë analistëve: Agron Gjekmarkaj, Enton Abilekaj, Arion Sulo dhe Adriatik Lapaj.

Balla tha në Open në çështja e hapjes së listave është e mbyllur dhe është e shkruar në Kushtetutë që shqiptarët do të votojnë me lista të hapura.

“Dua të bëj një korrigjim. Çështja e listave është e mbyllur dhe nuk e di pse ata kundërshtojnë. Është e shkruar në Kushtetutë, në ligjin themeltar të vendit.

Ne kemi marrë disa shembuj. Kishim dy mundësi. Ose të krijonim diçka alla shqiptare, ose të merrnin si shembull nga jashtë, një shembull të mirëkonsoliduar”- tha Balla në Open.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat