“E paska matematikën si Luli”/ Taulant Balla debaton ashpër me juristin

Shqipëria

“E paska matematikën si Luli”/ Taulant Balla debaton ashpër me juristin

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:46
Adriatik Lapaj dhe Taulant Balla

Në studion e emisionit “Open” drejtuar nga Eni Vasili, po flitet mbi listat që do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar është dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili u përfshi në një debat me juristin Adriatik Lapaj. Teksa ky i fundit po bënte përllogaritjen e votave që nxjerrin një deputet në Qarkun e Kukësit, Balla ironizoi dhe i drejtohet juristit me fjalët “e paske matematikën si Luli”.

Balla: Nëse ti do të bësh këto diskutime me mua e ke të humbur këtë betejë. Të kam xhan, mos insisto më.

Adriatik Lapaj: Po s’kam ardhur të më kesh xhan ti, kam ardhur t’u shpjegoj qytetarëve

Balla: Herësi numërohet votat totale pjesëtoje me numrin e mandateve

Adriatik Lapaj: O Eni, nuk kam ardhur të marr leksione.

Balla:  Po e ke bërë gabim mor. Nuk është ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat