Infektohet me COVID-19 Voltana Ademi

Shqipëria

Infektohet me COVID-19 Voltana Ademi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:37
Voltana Ademi

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi, është infektuar me koronavirus.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Po ashtu janë marrë tamponet dhe për stafin e saj të ngushtë, dhe pritet përgjigja e tyre.

Ademi ka shfaqur shenja të virusit, si temperaturë, dhe lodhje fizike, dhe menjëherë ka njoftuar më pas autoritetet e shëndetit publik vendor, ku më pas i është bërë edhe tamponi.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, janë prekur 12535 persona nga Covid 19, ndërkohë që 364 prej kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat