“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA e Operacionalja vijon aksionin! Arrestohen 20 persona, mes tyre 4 të shpallur në kërkim…

Shqipëria

“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA e Operacionalja vijon aksionin! Arrestohen 20 persona, mes tyre 4 të shpallur në kërkim…

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:44
Foto

Forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare, prej disa ditësh vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 74 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas dhe janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 48 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Janë arrestuar 6 persona, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Elbasan dhe 3 në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe para të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim: 1 në Fier dhe 1 në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Korçë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 1 në Tepelenë, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në Lezhë është arrestuar një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Në Korçë është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Janë arrestuar 3 shtetas që u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Njoftimi i policisë:

Vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apo trafikojnë lëndë narkotike  etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 74 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur disa raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla  dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas dhe janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 48 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Janë arrestuar 6 persona, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Elbasan dhe 3 në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe para të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim: 1 në Fier dhe 1 në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Korçë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 1 në Tepelenë, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në Lezhë është arrestuar një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Në Korçë është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Janë arrestuar 3 shtetas që u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Operacioni vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat