Nuk ka darkodësi në Këshillin Politik, Gjiknuri: Opozita po përpiqet të minojë procesin, të bëjnë propozimet e tyre

Shqipëria

Nuk ka darkodësi në Këshillin Politik, Gjiknuri: Opozita po përpiqet të minojë procesin, të bëjnë propozimet e tyre

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:46
Damian Gjiknuri

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ka thënë se opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio dhe letra të njëanshme.

“Së pari fatkeqësisht opozita erdhi me të njëjtën qasje politike, tashmë të transformuar në një letër, por harruan që ky këshill vepron në bazë të një standardit të arritur, i imponuar ky standard nga opozita. Kur kishim debate në çështje të tjera, për të cilat ODIHR kishte rënë dakord të jepte asistencë ishte opozita që vendosi standardin. Synohet kompromisi dhe kur nuk ka, mund të merret asistenca, por vetëm mbi drafte përkatëse. Cfarë i themi tani, hajdeni me propozime konkrete. Ky këshill është krijuar për të konsultuar me opozitën jashtëparlamentare.

Kushtetuta ka ndryshuar, nuk mund të humbasim kohë. Ne sollëm propozimin tonë, nuk mund t’u pëlqejë, por propozimet duhet të vijnë me shkrim, jo me studio. I thash merrni kohë, shkruani draftet e sillini por tentativa si këto me letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, janë për të minuar këtë proces për të bllokuar hyrjen në fuqi. Kemi një emergjencë kohore, dhe do vijojmë të mirëpresim. Procedura në parlament ka nisur ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë, kur të duan ata” u shpreh Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat