Hiqet tatim fitimi për biznesin e vogël, në fuqi prej korrikut 2021

Shqipëria

Hiqet tatim fitimi për biznesin e vogël, në fuqi prej korrikut 2021

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Prej korrikut të vitit të ardhshëm, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, nuk do të paguajnë tatim fitimi.

Vendimin është marrë sot dhe është bërë publik nga Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat.

“Sot me vendim të Kvuendit të Shqipërisë, qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero, u shpreh kreu i Qeverisë.

Ndërkohë nënvizoi se bizneset e vogla deri në 10 milionë lekë të reja nuk do të paguajnë TVSH.

Rama e cilëson këtë masë agresive në mbështetje të biznesit të vogël, dhe unikale në Rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat