Ekzekutimi i Klevis Kapllanit, shpallet në kërkim miku i tij i ngushtë

Shqipëria

Ekzekutimi i Klevis Kapllanit, shpallet në kërkim miku i tij i ngushtë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 19:59
Klevis Kapllani

Policia ka shpallur në kërkim mikun e ngushtë të Klevis Kapllanit, i dyshuar se ka qenë pjesë e ekzekutimit të të riut disa ditë më parë në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Autori dhe viktima kanë jetuar në të njëjtën zonë ku ndodhi vrasja. Njësia speciale organizoi një operacion për arrestimin e autorit gjatë përcjelljes së 33-vjeçarit për në banesën e fundit, pasi u mësua se autori do të ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Operacion ky që dështoi.

Kujtojmë se 33 vjeçari Kapllanaj u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit disa ditë më parë. Të afërmit e tij deklaruan në media se ai kishte shkuar për një kafe në mbrëmje, por nuk ishte kthyer më në banesë. Të riut i kishin bërë pritë dhe më tutje e kanë qëlluar me armë me silenciator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat