PD-LSI me letër për Odihr/ Gjiknuri: Për listat dhe koalicionet të vini me propozime konkrete

Shqipëria

PD-LSI me letër për Odihr/ Gjiknuri: Për listat dhe koalicionet të vini me propozime konkrete

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:38
Ilustrim

Letra e shkruar nga PD-LSI për OHDIR nuk mori firmën as të Damian Gjiknurit dhe as të Rudina Hajdarit. Opozita jo parlamentare kërkoi që Këshilli Politik ti drejtonte OHDIR 5 pyetje, për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të saj të vetëm, nëse listat mund të hapen pa prekur koalicionet parazgjedhore.

Bylykbashi: Ne kërkojmë ruajtjen e koaliconeve sic janë sot , PS kërkon të ndryshojë rregullat lojës, kur loja ka filluar. këqtë shkresë e kemi përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre. partia sociali8ste sërish refuzoi.

Gjiknuri: Hajdeni me propozime konkrete, por tentativa përt si këto që përsëriten të njëjta letra një heërë në shqip një herë në anglisht , janë vetëm për një arsye për ta minuar këtë proces potr mbi të gjitha për të bllokuar zbatimin e amendimeve kushtetuese nëpërmjet kodit zgjedhor. qëndirmi i jonë është se ne nuk do ta lejojmë këtë ne kemi një emergjence kohore.
Opozita jo parlamentare la të kuptohej se do i drejtohej e vetme OHDIR ndërkohë i mandatiuari socialist Damian Gjiknuri bëri të qartë se nuk do të tërhiqej nga qëndrimet e tij për të cilat tha se udhëhiqej nga interesat e partisë.

Gjiknuri:Ligjet zgjedhore janë ligje politike, mos të na bëjë njeri të mencurin se njëri e ka më mirë sesa tjetri. Cdo parti kur vjen puna për mënyrën sesi do të shpërndahen mandatet niset nga interesat politike dhe jo nga interesaa parimore. Ne kemi dhënë zgjidhjen tonë, a ka proppozime të tjera hajde ti diskutojmë të na bindin, por duke marrë parasysh këtë interes.

Bylykbashi: Ajo që kërkon mazhjoranca është të ndryshojë mekanizimin me të cilin partitë marrin vota dhe votat e tyre përkthehen ne mandate . Komisioni i Venecias dhe OHDIR e kanë vizë të kuqe. Opozita ka për draft kodin zgjerdhor ekzistues përsa i përket cështjes së koaliconeve. Mazhroanca duhet të jepë llogari si opinionit të brendshëm ashtu dhe atij ndërkombëtar, për këtë i drejtohemi OHDIR
Palët u larguan pa dakortësi dhe pa një datë se kur mund të mblidhen sërsih ndërkohë dy negociatorët e PD-LSI-se ju drejtuan selisë blu, ku morën pjesë në një tjetër mbledhje, atë të Lulzim Bashës me aleatët, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi do të garojnë me 25 Prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat