LSI-së i rikthehet ish-ministri, Kryemadhi shpall fitoren më 25 prill: Rilindja mori fund!

Shqipëria

LSI-së i rikthehet ish-ministri, Kryemadhi shpall fitoren më 25 prill: Rilindja mori fund!

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 21:59
Monika Kryemadhi

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili prej shumë kohësh kishte mbetur pasiv në politikë, është parë sot në një mbledhje të fuashtës së LSI.

Rikthimi i tij është parë edhe si një shenjë fitoreje nga partia që ai përfaqëson.

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, teksa akuzon Rilindjen se nuk do t’ia dije per nevojat e njerezve, thekson se kjo situatë merr fund më 25 prill, duke iu referuar datës së zgjedhjeve të ardhme parlamentare.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021” – shkroi Kryemadhi.

Takimi ku shfaqet Haxhinasto është mbajtur në Shales, ku LSI tha se ka takuar “fermerë e bujq që punojnë e mundohen çdo ditë për të siguruar jetesën e tyre modeste, pa asnjë mbështetje nga pushteti qendror e vendor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat