Mediat franceze sulmojnë Ramën, Genc Burimi: Shqipërisë i është vënë damka si shtet pro turk

Shqipëria

Mediat franceze sulmojnë Ramën, Genc Burimi: Shqipërisë i është vënë damka si shtet pro turk

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:46
Genc Burimi

Gazetari Genc Burimi është shprehur se në mediat franceze, emri i Shqipërisë po lakohet si shtet pro turk.

Sonila Meço: Çfarë po ndodh me shtypin francez, e ka shenjëstruar shumë fortë kryeministrin shqiptar?

Mediat kanë shkruar për një seri problematikash që ndoshta mediat në Shqipëri nuk kanë guximin të gjithë që ti prekin.

Çfarë po ndodh? Zoti Rama duket sikur po fshikullohet edhe në Europë.

Genc Burimi: Do të flas shpejt për këtë pjesë pasi kam dëshirë të qëndroj në debat në studio.

Momentalisht nuk është momenti për Shqipërinë, do të fillojë pas një viti kur të fillojë fushata në Francë.

Makron momentalisht shpejton që Shqipërisë ti hapen negociatat dhe është shumë paradoksale. Me Le Pen do e ketë shumë të vështirë, do ta tundë sërish flamurin shqiptar si të tmerrshëm dhe pro turk.

Ka pasur disa shkrime në lidhje me konfliktin Greqi-Turqi dhe Shqipërisë i është vënë damka si shtet pro turk.

Vend që na mbyt me azilantë, ku edhe vitin e kaluar ishte në vendin e dytë pas afganëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat