''Koalicionet dhe listat'', mazhoranca përfshin në kalendarin e Kuvendit miratimin e Kodit të ri Zgjedhor

Shqipëria

''Koalicionet dhe listat'', mazhoranca përfshin në kalendarin e Kuvendit miratimin e Kodit të ri Zgjedhor

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:09
Gramoz Ruçi

Ndonëse mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur kompromis për çështjen e koalicioneve, ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë futu në kalendarin e punëve të Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot kalendarin 3-javor të punimeve  të Kuvendit për periudhën 28 shtator-16 tetor.

Drejtuesi i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes tha se, miratimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale në kuadrin e reformës zgjedhore do të përbëjë një përparësi të punës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë javëve të ardhshme.

Drafti i Partisë Socialiste për listat e kandidatëve është depozituar në Kuvend dhe pritet që deri në fund të javës tjetër të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Ndërsa në seancën e 1 tetorit, pritet të kalojë për miratim në Kuvend.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, kurse mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik kanë ngecur në dy çështje mjaft delikate. Ato kanë të bëjnë me formulën e koalicioneve parazgjedhore dhe të listës së kandidatëve për deputetë. PS mban qëndrim se, ndryshimet Kushtetuese nuk lejojnë formimin e koalicioneve me lista të veçanta për secilën parti, kurse PD thotë se, kjo është e lejuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat