I dënuar për trafik heroine, OFL i çon formularin mikut të Shullazit/ “Ben Çami” duhet të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve

Shqipëria

I dënuar për trafik heroine, OFL i çon formularin mikut të Shullazit/ “Ben Çami” duhet të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:35
Ben Çami

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar “pusullën”  Lufti Shabanit i njohur ndryshe si Ben Çami. Ky i fundit duhet të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve dhe më pas dosja i kalon në SPAK.

Kush është Ben Çami? 

Ben Çani është mik i Emijano Shullazit. Dënimi i parë i Ben Çamit nga Gjykata e Krimeve të Rënda mësohet se është dhënë në vitin 2007, ku është dënuar me 2 vite burg. Ky dënim, i është dhënë si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me grupin e Emiljano Shullazit, të arrestuar në operacionin e koduar “Identikit”. Në dosje, thuhet se Ben Çami ka furnizuar rrjetin e drogës së Shullazit me përzierës, ku janë kapur dhe sekuestruar rreth 100 kg përzierës heroinë. Po kështu ai është kapur me një sasi droge edhe në pikën kufitare të Kapshticës. Më herët është dënuar me 10 vite burg në Itali, për trafik droge.

Njoftimi i Policisë: 

“truktura e Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të, nenit 18, pika datë 31.01.2020,” Per Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”. KËRKOJ:1, të Aktit Normativ Nr. 1,

Shtetasi Lutfi Enver SHABANI, me banim në Rajonin Nr.5 qyteti – Durrës, të paraqitet pranë Strukturës Operacionit Forca e Ligjit në Tiranë dhe të paraqesë brenda 48-orësh, një deklaratë në lidhje me:

a) burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë;

b) shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesat të ligjshëm që ardhurave në raste

gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi; c) sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin shitblerje);

d) përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronar ose është në përdorim të të tretëve apo këta e) të ardhurat e ligjshme vjetore; përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër:) çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë. 2. Për mos zbatim të kërkesës brenda 48 orëve, Ju njoftojmë se do të zbatohen kërkesat e pikës 2,

të nenit 18, të Aktit Normativ Nr.1,datë 31.01.2020 Për Masat Parandaluese në kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”, në të cilin përcaktohet se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, i referon prokurorit, në mënyrë të arsyetuar, çështjen sipas pikës 1, si dhe i kërkon paraqitjen në gjykatë të kërkesës për marrjen e masës së sekuestros”.

Dokumentacioni i paraqitur nga ana Juaj, së bashku me këtë kërkesë do t’i dërgohet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim. Shënim:Dokumentet e paragitura në lidhje me justifikimin e pasurisë, duhet të jenë origjinale ose kopje të njehsuara me originalin”, thuhet në shkresën e OFL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat