Manastirliu i përgjigjet Bashës: Pas zgjimit nga gjumi i plazhit, ka lajmëruar katastrofën!

Shqipëria

Manastirliu i përgjigjet Bashës: Pas zgjimit nga gjumi i plazhit, ka lajmëruar katastrofën!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 07:03
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Lulzim Bashës se mjekët dhe spitalet janë të papërgatitur në prag të një vale të dytë nga COVID-19.

“Pas pushimeve verore me një lehtësi të mahnitshme, Lulzim Basha ka lajmëruar katastrofën!”, ka zgjedhur të shkruaj në filim ministjra Manastirliu.

Manastirliu shprehet se për të kaluar një sfidë si pandemia e COVID-19, të gjithë janë të mirëpritur për të dhënë kontributin, por nuk ka kohë për të pritur Lulzim Bashën sa të zgjohet nga gjumi i plazhit.

Postimi i ministres Manastirliu:

Lulzim Basha është kthyer nga pushimet verore dhe me një lehtësi të mahnitshme, ka lajmeruar katastrofën!

I ka kthyer mbledhjet me mjekët e partisë, njësoj si ato ritualet e fiseve primitive që kërcejnë me njëri-tjetrin dhe kërkojnë shiun të vijë. Prej gjashtë muajsh vallja e “thirrjes” së katastrofës nuk e ka sjellë “shiun” e pagëzimit të Lulzim Bashës si lider që nuk bëhet dot!

Nuk ka katastrofë. Ka një kohë sfiduese, për Shqipërinë ashtu si për çdo vend të planetit. Një kohë të cilën duhet ta përballojmë të gjithë së bashku. Qeveri dhe qytetarë.

Kushdo që dëshiron t’i bashkohet kësaj përpjekjeje, ndaj një pandemie që nuk e kërkuam vetë, ndaj një pandemie që vjen një herë në shekull, ndaj një pandemie që po sfidon mbarë botën: të gjithë janë të mirëpritur.

E kam thënë që nga dita e parë. Ne nuk përjashtojmë askënd. Por as nuk kemi kohë për vallen e Lulzim Bashës, as nuk kemi pritur që Lulzim Basha të zgjohet nga gjumi i plazhit për të bërë detyrat tona. Me pasion, durim, përulësi!

Nuk jemi ndalur kurrë dhe do të vazhdojmë të shërbejmë çdo ditë, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Ai është i pari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat