Një pedagog i akuzuar se merrte para për provime është vënë në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për Alket Dinon, pedagog i Shkencave Sociale në Universitetin e Korçës.
Krahas tij në rolin e sekserit u vu në pranga edhe Xhevi Dervishi.
Pedagogu Dino me ndërmjetësinë e Derivishit, iu merrte para studentëve për të marrë provimet.
Arrestimet u bënë mëngjesin e sotëm, ndërkohë që ndaj të ndaluarve hetimet janë në vijim.