Meta: Nuk ka degë lumi që nuk është në proces për tu përdorur për Hidrocentrale

Shqipëria

Meta: Nuk ka degë lumi që nuk është në proces për tu përdorur për Hidrocentrale

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:35
Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta, ngriti alarmin për ndërtimin pa kriter të hidrocentraleve në Shqipëri.

Duke nënvizuar faktin se Shqipëria ka dendësinë më të lartë të HEC-eve në rajon, kreu i Shtetit me shqetësim tha se nuk ka degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për tu përdorur për hidrocentrale.

“Në këtë fazë tranzicioni mjaft kaotike dhe pa shumë përvojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit prej vitit 2007 është rritur jashtëzakonisht numri i përgjithshëm i HEC-eve të ndërtuara, në ndërtim e sipër ose në plan për ndërtim. Ekspertët sot theksojnë se nuk ka degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për tu përdorur për HEC-e. Dendësia e HEC-eve është më e larta në Ballkan, gati dyfishë me vendet e rajonit. Mbi 80 HEC-e janë dhënë edhe brenda zonave të mbrojtura të vendit ose në zona që janë të mundshme për tu mbrojtur në të ardhmen siç është rasti i lumit Vjosë”, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri gjatë tryezës së rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë “Digat në Parkun Kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat