Mesazhet “e ndershme” në Facebook të sekserit që ju zhvaste para studentëve, një ditë para arrestimit!

Shqipëria

Mesazhet “e ndershme” në Facebook të sekserit që ju zhvaste para studentëve, një ditë para arrestimit!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:51
Xhevi Dervishi

Xhevi Dervishi është personi i dytë që është arrestuar sot së bashku me pedagogun, Alket Dino, nga Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pasi akuzohen se u merrnin para studentëve përkundrejt notave kaluese në provime.

Ai kryente rolin e sekserit dhe ishte personi që kishte kontakt të drejtpërdrejtë me studentët, të cilëve u merrte paratë.

Nga fotot e publikuara në profilin e tij në Instagram, shohim se Dervishi bënte një jetë luksi me puro e kostume zyrtare ndërsa punonte edhe në një agjenci imobilare.

Vetëm një ditë më parë, para se të arrestohej ai ka bërë një status për të gjithë miqtë në Facebook, ku jep mesazhin se duhet të punosh fort dhe të jesh i sjellshëm që të të ndodhin gjëra të mëdha:

“Puno fort, ji i sjellshëm dhe gjëra të mahnitshme do të ndodhin!”, shkruan Xhevi Dervishi në një postim të fundit.

“Mësohu t’ia dalësh vet, sepse kur ke nevojë zhduken të gjithë”, është një tjetër postim i tij në Facebook që sot mund të jesh absurd duke pasur parasysh akuzat për korrupsion që rëndojnë ndaj tij.

Profesori bashkë me sekserin, janë kapur në afërsi të Fakultetit të Shkencave Sociale me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekësh, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.

Image
Xhevi Dervishi

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat