Motori del nga rruga në Bulqizë, i plagosuri dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Shqipëria

Motori del nga rruga në Bulqizë, i plagosuri dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:59
Motori del nga rruga në Bulqizë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 09.30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se është aksidentuar automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Y. K, me një motor me drejtues shtetasin B. N..

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat