Listat e kandidatëve për deputetë të PD-së / Flamur Noka “braktis” Kukësin për Tiranën

Shqipëria

Listat e kandidatëve për deputetë të PD-së / Flamur Noka “braktis” Kukësin për Tiranën

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:00
Flamur Noka

Zbulohet lista e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit. Kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të votimit nga anëtarësia e demokratëve.

Publikimi i listës së kandidatëve të PD për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark. Ish deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Dega Kukës, Qarku Kukës:
Admir Sinamati
Arben Cejku
Bashkim Shehu
Ibrahim Bruka
Sahit Prizreni
Vjollca Vata

Dega Tropojë, Qarku Kukës:
Besnik Dushaj
Feride Rrahmani
Isuf Çela
Lush Susaj
Mimoza Jajdarmataj
Xhem Nezaj

Dega Has, Qarku Kukës:
Avenir Peka
Demush Kastrati
Elez Maci
Ismet Jaku
Zenel Kastrati

Ajo që vihet re është se Flamur Noka nuk është pjesë e listës në Kukës, sepse mësohet se do të kandidojë në Tiranë.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat