Lita: Të mos humbasim kohë për Kodin Zgjedhor. Ruçi: Të shqyrtohen propozimet e opozitës parlamentare

Shqipëria

Lita: Të mos humbasim kohë për Kodin Zgjedhor. Ruçi: Të shqyrtohen propozimet e opozitës parlamentare

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:01
Korab Lita

Deputeti i opozitës Korab Lita, teksa startoi i pari fjalën nga salla e Kuvendit, ngriti një shqetësim sa i takon diskutimeve për Kodin Zgjedhor, për të cilin maxhoranca ka vendosur që të arrihet një konsensus deri më 30 shtator.

Lita pohoi se nuk duhet të humbet më shumë kohë për këtë çështje.

“Po harxhohet koha dhe nuk po diskutohen ndryshimet për kodin zgjedhor.”, tha Lita.

Këtë fakt e mbështeti dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i la porosi edhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, që kjo javë t’i dedikohet diskutimeve që lidhet me ndryshimet në Kod.

“Në fjalën time në nisje të sesionit, thashë se s’duhet të humbasim asnjë sekondë për këtë gjë. Unë zoti Balla, kjo javë të jetë në funksion për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor.

Kjo javë të jetë efektive në funksion të implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Elektoral. Amendamentet që ka dorëzuar mazhoranca, merrni dhe shihni shënimin që kam bërë unë, ku kërkohet të shqyrtohen dy nisma të tjera të deputetëve të opozitës. Ato përshkohen dhe shqyrtohen në bllok. Jo më larg se dje kam thirrur kryetaren e Komisionit të Ligjeve që të bashkohen të treja këto nisma”, theksoi Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat