Tha se nuk u pritën në takim nga Manastirliu/ Del ‘blof’ kirurgu në protestën e mjekëve, kandidat i PD për deputet në Kukës

Shqipëria

Tha se nuk u pritën në takim nga Manastirliu/ Del ‘blof’ kirurgu në protestën e mjekëve, kandidat i PD për deputet në Kukës

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:27
Ilustrim

Bindjet politike nuk kanë mundur që të qëndrojnë jashtë protestës së mjekëve që zhvilluan ditën e sotme në QSUT.

Edhe pse nga pamjet e sjella nga LSA-ja, në takim u pa që ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastilriu dhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti, një prej mjekëve, Ibrahim Bruka për mediat akuzoi se bluzat e bardha janë mashtruar pasi janë pritur nga këshilltarë të kreut të qeverisë, pasi ky i fundit kishte refuzuar.

Sipas tij, takimi ishte planifikuar që të zhvillohej me Ramën dhe ministren për t’i paraqitur 4 kërkesat e tyre, por ata nuk i kanë pritur, duke ua lënë në dorë këshilltarëve të shefit të qeverisë.

Megjithatë, duket se Ibrahim Bruka në këtë protestë nuk ka shkuar për të përfaqësuar bluzat e bardha, por si zëri i opozitës! Bruka, siç shihet në listën që vetë demokratët kanë publikuar, është renditur si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit.

Kandidatët për deputet Dega Kukës, Qarku Kukës
Admir Sinamati
Arben Cejku
Bashkim Shehu
Ibrahim Bruka
Sahit Prizreni
Vjollca Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat