RENEA drejt Elbasanit/ Vijojnë të shtënat në drejtim të Policisë, plagosen 2 persona dhe identifikohet autori

Shqipëria

RENEA drejt Elbasanit/ Vijojnë të shtënat në drejtim të Policisë, plagosen 2 persona dhe identifikohet autori

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:20
RENEA

Përmasa të rënda po merr ngjarja në Elbasan, ku një person pasi ka hapur zjarr ndaj policisë, ka plagosur dy kalimtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Të dy të plagosurit janë të moshës 22 dhe 21 vjeç. Ngjarja po ndodh në lagjen 11 nëntori.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Lefter Zh. Ndërkohë, drejt Elasanit janë nisur forcat RENEA.

Nuk dihen ende motivet, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim. Në fillim është raportuar për një konflikt në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat