Atentati që tronditi Tiranën/ Prokuroria në gjurmët e një të dyshuari: I veshur me të zeza, po vëzhgonte Preng Gjinin teksa…

Shqipëria

Atentati që tronditi Tiranën/ Prokuroria në gjurmët e një të dyshuari: I veshur me të zeza, po vëzhgonte Preng Gjinin teksa…

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:26
Preng Gjini

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj Preng Gjinit më 15 shtator të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës dhe grupi i hetimit të Krimeve të Rënda kanë identifikuar një person që shfaqet në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi. Ai largohet me vrap, ndërsa ka të hedhur në krahë një çantë të kuqe, i veshur me xhinse edhe me kapele në kokë si dhe një bluzë të zezë.

Ky person  shfaqet gjatë kohës që Preng Gjini  po pi kafe duke vëzhguar në distancë, ndërsa bën lëvizje të dyshimta. Kamarierë të një lokali afër perimetrit ku ndodhi shpërthimi i thanë grupit të hetimit se ky person u kishte folur në gjuhën italiane. Por prokurorët dyshojnë që në të vërtetë ai është shtetas shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat