Evis Kushi betohet si ministre e Arsimit tek Presidenti Ilir Meta

Shqipëria

Evis Kushi betohet si ministre e Arsimit tek Presidenti Ilir Meta

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:28
Evis Kushi

Ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u betua sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ceremonia u zhvillua në Institucionin e Presidencës, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës:

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat