​Cakaj: Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë

Shqipëria

​Cakaj: Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:17
Foto gjatë takimit

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj është takuar sot me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe Argjend Bajrami. 

Ai me këtë rast ka siguruar se mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë, pasi që përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme - përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat