Aplikimet për Kushtetuesen, Kim rifalenderon Metën dhe Ruçin: Të ecim para për të dhënë drejtësi

Shqipëria

Aplikimet për Kushtetuesen, Kim rifalenderon Metën dhe Ruçin: Të ecim para për të dhënë drejtësi

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:36
Yuri Kim, Ilir Meta

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim i është drejtuar sot me një mesazh falënderimi presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shpreh falënderimet e saj për thirrjet që Meta dhe Ruçi kanë bërë për ngritjen sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Diplomatja amerikane bën thirrje për të ecur përpara dhe për të dhënë drejtësi.

Më herët, Kim kishte kërkuara formimin e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit 2020. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat