Gruaja e 71-vjeçarit që ekzekutoi RENEA në Elbasan jep dëshminë e parë në polici

Shqipëria

Gruaja e 71-vjeçarit që ekzekutoi RENEA në Elbasan jep dëshminë e parë në polici

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:50
Lefter Zhidru

Ekzekutohet me snajper nga forcat RENEA Lefter Zhidru, 71-vjeçari që mbajti nën terror qytetin e Elbasanit për më shumë se 5 orë.

Ngjarja ndodhi në lagjen "11 Nëntori", ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas sherrit në familje me ish-bashkëshortin e tij.

Alarmin në polici e ka dhënë gruaja e viktimës, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e efektivëve, që në mëngjesin e sotëm, pasi burri po e dhunonte.

Në dëshminë që ajo ka dhënë për policinë, mësohet se ka thënë, se gjithçka nisi nga momenti që ajo së bashku me vajzën ishin kthyer në shtëpi, dhe burri i ka kërkuar llogari se ku kishte qenë.

E frikësuar gruaja ka telefonuar policinë dhe kur policia i është afruar banesës ai ka nisur të qëlloje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat