Dalin pamjet / Një valixhe plot plumba dhe bombël gazi, ja çfarë u gjet brenda banesës së 71-vjeçarit

Shqipëria

Dalin pamjet / Një valixhe plot plumba dhe bombël gazi, ja çfarë u gjet brenda banesës së 71-vjeçarit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:33
Ja çfarë u gjet brenda banesës së 71-vjeçarit

Janë publikuar pamjet nga brenda nga trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Në pamjet nga brenda banesës ku u ngujua për më shumë se 5 orë para se të vritej nga forcat RENEA.

Në foto duken 5 kallëpe tritoli me nga 200 gr secila të bërë gati me kapsolla vetëm sa për t’u ndezur, ndërsa një kallëp e kishte hedhur në drejtim të RENEA-s, por fatmirësisht ka shpërthyer pjesërisht, pasi nuk ishte vendosur mirë. Në foto duket trupi i tij përtokë, pasi u ekzekutua nga RENEA dhe automatiku me dy karikatorë me të cilën qëlloi disa herë në drejtim të policisë.

Pamjet tregojnë edhe një bombol gazi, të cilën Zhidru dyshohet se po e përgatiste për ta hedhur kundër RENEA-s. Mbi bombol ndodhet një çantë dhe dyshimet e grupit hetimor janë se i moshuari po e montonte për ta hedhur kundër efektivëve.

Të gjitha janë gjetur të montuara, por RENEA ndërhyri duke parandaluar një tragjedi. Fillimisht RENEA hodhi një granatë zhurmuese për ta hutuar, por i moshuari reagoi duke u përgjigjur me breshëri. Por fati i tij ishte tragjik, pasi u ekzekutua nga RENEA.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat