Vranësia të shpeshta dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për nesër

Shqipëria

Vranësia të shpeshta dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për nesër

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Ditën e nesërme (25 shtator), zonat jugore do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta.

Sipas Meteoalb, qendra dhe veriu do të kenë zhvillim të vranesirave here pas here duke sjellë rrebeshe të pakta shiu, ku në zonat malore rreshjet do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtesi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat