COVID-19 në Shqipëri/ VOA bën bilancin: Dita e parë pa asnjë viktimë nga pas ...

Shqipëria

COVID-19 në Shqipëri/ VOA bën bilancin: Dita e parë pa asnjë viktimë nga pas ...

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:58
Shqipëri

Në Shqipëri, që prej më shumë se dy muajsh, sot u rregjistrua dita e parë pa asnjë viktimë. Rasti i fundit kishte qenë më 9 korrik. Në total, që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin janë shënuar 370 persona të cilët kanë humbur jetën.

Rastet fatale janë dhjetëfishuar që prej 9 qershorit, kur masat shtrënguese, në pjesën më të madhe u hoqën. Numri më i lartë i vdekjeve është shënuar në Tiranë, me 177 viktima, e ndjekur nga Durrësi 46, Shkodra 40, Elbasani 24, Fieri 19, Korça 18, Lezha 15, Kukësi 10, Dibra 8, Vlora 7, Gjirokasta 4 dhe Berati 2.

Kryeqyteti është dhe zona me numrin më të lartë të rasteve aktive, 2630 persona, gati gjysma e totalit të atyre që jane ende pozitivë. Sipas të dhënave të shpërndara të enjten pasdite nga ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 134 të prekur: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat