Dikur punonte tek fabrika e armëve, zbardhet e shkuara e shqiptarit që u ekzekutua sot

Shqipëria

Dikur punonte tek fabrika e armëve, zbardhet e shkuara e shqiptarit që u ekzekutua sot

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 00:08
Lefter Zhidru

Detaje të reja janë mësuar për personazhin kryesor të ngjarjes së Elbasanit, Lefter Zhidru. Mësohet 71-vjeçari Zhidru ka qenë ish-punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit.

Pikërisht nga puna e tij, i moshuari kishte fituar edhe njohurinë për municionet dhe tritolin që iu gjet në banesë.

Por prej vitesh, pas lirimit nga puna, i moshuari punonte si gomist.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat