‘S’kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun!’/ Plas keq mes Bushatit dhe Spiropalit

Shqipëria

‘S’kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun!’/ Plas keq mes Bushatit dhe Spiropalit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 00:39
Bushati dhe Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat të ashpër që ka kaluar në ofendime personale.

Të ftuar në studion e “Open”, duke diskutuar rreth marrëveshjes së 5 qershorit dhe reformës në drejtësi, Bushati i ka kërkuar Spiropalit që të mos i bëjë lajka kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Spiropali i ka bërë me dije se nuk e intimidon duke e quajtur edhe “burrec”.

Debati:

Andi Bushati: Nuk kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Elisa Spiropali: Unë nuk intimidohem. Janë karakteristika të një burreci këto. Unë e njoh veten time dhe forcën time.

Eni Vasili: Mos ta kthejmë në personale.

Andi Bushati: Po e nisi me reformën zgjedhore dhe shihe si i merret goja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat