“Keni vjedhur tek Doganat”, Spiropali përplaset me aktivistin: Unë ju ha për mëngjes juve…

Shqipëria

“Keni vjedhur tek Doganat”, Spiropali përplaset me aktivistin: Unë ju ha për mëngjes juve…

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 06:40
Elisa Spiropali dhe Endri Shabani

Ministrja Elisa Spiropali i është drejtuar me tone të ashpra aktivistit të nismës Thurja, Endri Shabanit në emisionin “Open”.

Pasi Shabani e akuzoi për vjedhje kur Spiropali ishte në drejtimin e Doganave, ministrja iu drejtua me fjalë të ashpra, duke i thënë se “e ha për mëngjes”.

“Unë juve ju ha për mëngjes, me vota, me kandidim e me çfarë të duash. Për të hyrë në detaje të tjera s’kam frikë me ju. Ne do dalim me emrin tonë, me siglën tonë”, tha Spiropali.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.

Shabani. Ju keni vjedhur kur ishit të dogana, 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.

Spiropai: Lërini këto shprehje populiste që s’na çojnë askund.

Shabani: E thotë KLSH-ja.

Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se përndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.

Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.

Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjaft-i.

Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.

Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat