“Kishte marrë një peshqir me ujë…”, Artan Hoxha jep detaje: Lefter Zhidru kishte aftësi ushtarake

Shqipëria

“Kishte marrë një peshqir me ujë…”, Artan Hoxha jep detaje: Lefter Zhidru kishte aftësi ushtarake

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 06:57
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar detaje në lidhje me operacionin e Elbasanit, ku një 71-vjeçar terrizoi qytetin për më shumë se 5 orë. Hoxha tha se sot RENEA dhe e gjithë Policia ka shmangur një tragjedi të vërtetë, pasi në banesë kishte 6 kapull dinami dhe kapsolla.

“Ka qenë shumë e rëndësishme ndërhyrja e forcave RENEA. Ndërhyrja e Policisë ka shmangur sot një tragjedi të vërtetë. Në banesën e Lefter Zhidrut janë gjetur 6 kallupe dinamiti me kapsolla brenda. Po ashtu janë gjetur dhe disa tela për lidhje dinamiti dhe mund të ishin përdorur. Këto nuk ishin të përgatitura por ai i ka bërë të gjitha gati sot gjatë pasdites. Ai duket se është një njeri i stërvitur dhe ka njohur për armët”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha u shpreh RENEA ka pasur informacione të pakta për Zhidrun dhe ndërhyja ka qenë e vështirë. “Në momentin që RENEA ka shkuar në banesë nuk ka pasur informacion se çfarë kishte në banesë, nuk kishte planimetrinë e banesës. RENEA më pas është ngjitur në katin e tretë dhe ka parë planimetrinë, dera e banesës ishte e vjetër se qitja e kallashnikovit ka depërtuar deri tek mburoja e RENEAS”, shtoi gazetari.

Artan Hoxha ka treguar dhe të gjithë operacionin e policisë, që nga negociatat e deri tek ndërhyrja për ta vrarë.

“RENEA ka hyrë në negociata dhe kur ai po fliste me policinë ai ndiqte lajmet në televizionet informative dhe dëgjonte të gjtha ato që ndodhnin jashtë dhe gjërat që thonin për të. RENEA më pas ka vendosur që ndërpresë energjinë elektrike dhe i ka vendosur tre snajpera për ta pasur në shënjestër. RENEA donte që ta lodhte dhe ta kapte të gjallë, por kur u afrua mbrëmja dhe negociatat ishin shumë të vështira, e kishin marrë nga Gjermania dhe Greqia. Por kur e panë që ai nuk po dorëzohej, i është hedhur granata tymuese por ai sërish nuk u dorëzua. Kishte marrë një peshqir me ujë për të shmangur tymin. Ai po ashtu për t’u mbrotjur kishte vendosur dhe lavatricen tek dera kryesore për t’u mbrojtur nga plumbat”, shtoi më tej.

Në fund gazetari tha se Lefter Zhidru është goditur me një plumb në kokë me spajper. “Lefter Zhidru është goditur me një plumb në kokë nga një snajper që ishte pozicionuar që me herët. Në shtëpi nuk janë futur trupat RENEA, por është futur njëherë qeni për të parë nëse Zhidru ishte i vdekur apo i plagosur. Ai ka hedhur një kapsollë me dinamit, por për fat të mirë nuk plasi”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat