Arrestohet 30-vjeçari me ‘Audi’ në Farkë, kishte armë zjarri brenda çantës ‘Gucci’

Shqipëria

Arrestohet 30-vjeçari me ‘Audi’ në Farkë, kishte armë zjarri brenda çantës ‘Gucci’

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:46
Pamje nga video

Një 30-vjeçar ëhtë vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu, me inicialet K. H., është arrestuar në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës”.

Ai po udhëtonte me një automjet të llojit “Audi”, që drejtohej nga një 24-vjeçar me incialet S. S., në momentin që skuadra “Shqiponja” dhe “Shigjetat” e kanë ndaluar për kontroll. Pas kontrollit, 30-vjeçarit iu gjet arma e zjarrit, brenda çantës së llojit “Gucci”.

Në pranga është vënë edhe drejtuesi i mjetit. 24-vjeçari akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

“Qarkullonte me armë zjarri me vete, forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” e vënë në pranga. Në pranga edhe drejtuesi i mjetit me të cilin qarkullonte 30-vjeçari, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•K. H., 30 vjeç, për veprën penale “Armëmbjtja pa leje”;

•S. S., 24 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat