Një ditë pas ekzekutimit të 71-vjeçarit në Elbasan, ish-gruaja shpërthen në akuza ndaj medias e policisë: Do më jepni llogari

Shqipëria

Një ditë pas ekzekutimit të 71-vjeçarit në Elbasan, ish-gruaja shpërthen në akuza ndaj medias e policisë: Do më jepni llogari

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 10:37
Elbasan

Një ditë pas ekzekutimit nga policia të 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, pas disa orë përplasje me armë me uniformat blu, gjendja psikologjike e ish-bashkëshortes Floresha Zhidro paraqitet e rënduar.

Para dyerve të banesës së saj ajo ka shpërthyer me akuza ndaj policisë dhe mediave, duke u kërkuar këtyre të fundit që të largojnë kamerat nga shtëpia e saj.

“Do më jepni llogari për atë që keni shpifur, do më jepni llogari për atë që keni shkruajtur në media. Të mos ju shoh këtu me kamera. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, erdhët sot. Ikni kërkojani shtetit drejtësinë” ulëriti ajo.

Forcat RENEA ekzekutuan 71 vjeçarin në banesën e ish bashkëshortes së tij në Elbasan.

Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minuta të 24 shtatorit 2020.

Gjithcka nisi prej orës 13:20 minuta kur policia dhe forcat speciale rrethuan lagjen “11 Nentori” ne Elbasan për të neutralizuar 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov i cili qëlloi drejt policisë duke plagosur dy të rinj kalimtarë. Ish bashkëshortja e tij kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë pasi ishte i armatosur.

71 vjeçari Zhidru kur ka parë se RENEA i ishte afruar derës ka qëlluar drejt tyre. RENEA i ka bërë thirrje të hapte derën e dorëzohej, por 71 vjeçari ka qëlluar sërish me armë. Atëherë policia ka shpërthyer derën. I moshuari
ka qëlluar sërish por fatmirësisht mburoja i ka shpëtuar efektivet.

Ne fillim te operacionit Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem, ndersa forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara u dislokuan në vendngjarje dhe u rrethua një perimetër i gjerë sigurie per te mos lejuar takimin që në orën 13:20. Ne tarracën përballë u vendosën edhe snajpera.

Nga kontrolli i shtepise policia gjeti një kallashnikov, municione dhe disa kallepe me lëndë plasëse gati për shpërthim. Historia që për 5 orë mbajti nën terror qytetin e Elbasanit nisi per shkak të një konflikti në familjes mes Zhudrit dhe ish bashkëshortes së tij në kohën kur në shtëpi ishte dhe vajza e mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat