Lefter Zhidru, përplasje me fqinjët gjatë karantinës, këto janë pamjet video

Shqipëria

Lefter Zhidru, përplasje me fqinjët gjatë karantinës, këto janë pamjet video

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:18
Lefter Zhidru

Fqinjët e kanë përshkruar si problematik raportin e krijuar nga Lefter Zhidru me banorët e tjerë të pallatit apo edhe familjen e tij.

Ata tregojnë se ishin bërë shpesh dëshmitarë të sherreve të tij me bashkëshorten, gjë për të cilën kishte ardhur vazhdimisht edhe policia.

Sherri i fundit ishte dje, kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë pasi Zhidru qëlloi me armë ndaj policisë duke lënë të plagosur dy persona, gjë e cila solli edhe ekzekutimin e tij nga RENEA.

Abcnews ka siguruar një video të prillit 2020, në të cilën është fiksuar momenti kur Lefter Zhidru me bashkëshorten e tij konfliktohen me disa djem të rinj të lagjes pasi 71-vjeçari kishte thirrur policinë me argumentin se ata bënin zhurmë.

I moshuari kishte njoftuar më herët policinë duke theksuar se disa të rinj të zonës, përfshirë edhe Arjan Kalemajn që ka filmuar videon, qendronin tek pallati i tij duke luajtuar letra dhe bërë zhurmë, gjë e cila shkaktonte shqetësim tek ata.

Në debat e sipër, ata shkëmbejnë kërcënime ndaj njeri-tjetrit. Zhidru i thotë policisë që t’i largojë të rinjtë, ndryshe do të merrej ai me ta, kurse Kalemaj i thotë 71-vjeçarit dhe bashkëshortes së i kishin ditët e numëruara.

Në debat ndërhyn edhe bashkëshortja e Lefter Zhidrut, e cila i kërkon Kalemajt të mos filmojë duke theksuar se ishin në proces gjyqësor bashkë.

Pas përplasjeve me të, fqinjët i janë drejtuar edhe kreut të Policisë së Shtetit me një peticion duke kërkuar marrjen e masave ndaj tij me frikën se gjatë konflikteve mund të ndodhë ndonjë vetëgjyqësi.

Kanë qenë të paktën dy e-maile që janë në drejtim të Veliut që kërkojnë marrjen e masave ndaj Zhidrut, por që nuk u reagua deri në ngjarjen e djeshme.

Lefter Zhidru u ekzekutua dje nga RENEA pasi iu përgjigj me breshëri automatiku thirrjeve të tyre për tu dorëzuar, ndërkohë që më herët kishte plagosur dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat