Ja cilat janë profesionet më të paguara dhe më të kërkuara aktualisht në Shqipëri

Shqipëria

Ja cilat janë profesionet më të paguara dhe më të kërkuara aktualisht në Shqipëri

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 06:27
Ilustrim

Pagat ndryshojnë shumë, madje edhe brenda të njëjtit vend, por disa profesione paguhen më shumë kudo në botë.

Profesionet mw tw paguara në botë janë në sektorët e biznesit, teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor.

Sipas statistikave, anesteziologët dhe kirurgët mbeten profesionet më të paguara në botë, por zhvillimet e inteligjencës artificiale po krijojnë një kërkesë të lartë për profesionistë në sektorin e IT.

Shqipëria qëndron në pararojë të këtyre zhvillimeve.

Profesionet e kërkuara nga tregu vendas gjatë vitit  2020 janë si më poshtë, sipas sektorëve:

Teknologji informacioni (profile zhvillues/programues) – kompani të huaja kryesisht brenda, por dhe jashtë vendit.

Financë & Kontabilitet – nga nivelet e specialistit, deri në nivele drejtuese.

Burime njerëzore (rekrutues-trajnues-zhvillues karriere dhe stafi – administrator i dokumentacionit të burimeve njerëzore) – nga niveli i specialistit deri në nivel drejtues departamenti.

Marketing (tradicional, digjital, media sociale etj) – nga niveli i specialistit deri në nivel drejtues departamenti.

“Call center” – operatorë të shërbimit ndaj klientit në gjuhët: Gjermanisht, Italisht, Anglisht, Suedisht, Holandisht, Polonisht, etj.

Punë nga shtëpia (Home-based work) – kryesisht profile shitjeje nga telefoni, punë administrative-koordinuese, asistent financier & kontabilist, dizenjues profili, etj.

Logjistikë – magazinier/furnizues/ import-eksporte, dogana, etj ( nga niveli i specialistit deri në nivel menaxheri).

Të dhënat janë nxjerrë nga EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve. Gjatë 5 viteve të fundit, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe nevoja që kanë bizneset për tu përshtatur dhe për të qenë konkurrues, po i bëjnë profesionistët e IT-së  ndër më të kërkuarit në treg. Paga mujore bruto për zhvilluesit e programeve kompjuterike është midis 70,000 deri në 200,000 Lek.

Trendi i profesioneve më të paguara në botë

Tregu i gjerë dhe pagat e larta i kanë shtyrë të rinjtë shqiptarë të zgjedhin fushën e informatikës si rruga më e mirë për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Sipas formularëve që maturantët shqiptarë kanë plotësuar gjatë vitit 2020, Informatika rezulton të jetë dega më e preferuar me rreth 21 mijë aplikime.

Për një programues të ri, është e rëndësishme të qënit në kontakt me zhvillimet teknologjike të cilat evoluojnë me shumë shpejtësi. Ndërthurja e njohurive teorike me zhvillimet e reja në praktikë është një sfidë e vazhdueshme për profesionistët e rinj të kësaj fushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat