Situatë e rrezikshme në rrugë, policia tregon me çfarë u përball mbrëmjen e djeshme

Shqipëria

Situatë e rrezikshme në rrugë, policia tregon me çfarë u përball mbrëmjen e djeshme

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:04
Foto Ilustrim

20 patenta të pezulluara për shpejtësi dhe alkool, gjatë drejtimit të mjeteve si dhe 6 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar “për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, (në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi) në orët e mesnatës së mbrëmshme.

Policia bën me dije se gjatë orëve të mbrëmjes të datës 25 shtator deri në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontrolleve me radar në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan -Tiranë, janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 11 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 150 km/h deri në 181 km/h.

Po gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar dhe janë dërguar për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, 4 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin në zonën e Bulevardit të ri i cili lidh Unazën e Re me Yzberishtin.

Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.61 mg/l deri në 0.67 mg/l. Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat